Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bosnjë dhe Hercegovinë

Lajmet më të reja

Fjalimi i Ministrit Osmani në përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se bashku me përfaqësues tjerë të lartë shtetëror nga rajoni dhe bota, sot kishte fjalim në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Nderuam mijëra viktima të pafajshme, të gjithë meshkujve të pafajshëm dhe fëmijëve të cilët ishin vrarë në Srebrenicë para 26 viteve dhe shumë civilë, të cilët në tentim për ta shpëtuar jetën ishin detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre. Ngjarjet e korrikut të vitit 1995, kur u vranë mbi tetë mijë civilë, nuk guxojnë të harrohen, e me të as faktet të relativizohen, si garancë se e njëjta nuk do të përsëritet. Leksionet e dala nga kjo ngjarje, si dhe përpjekjet për të ndërtuar paqe të përhershme dhe prosperitet, janë shpresë për gjeneratat e ardhshme dhe rajonin në përgjithësi”, ”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Osmani.

“Perspektiva evropiane për të gjithë vendet e rajonit është energjia më e madhe transformuese, e cila i lëvizë vendet tona kah progresi dhe reformat, me ç’rast mbetemi të përkushtuar maksimalisht në ndërtimin e shoqërive humane dhe demokratike, në të cilat do të sundojë e drejta dhe do të respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, do të përpiqemi për promovimin e barazisë dhe respektit të diversitetit. Duke nderuar viktimat, e duke mbrojtur të vërtetën, ne mund të ndërtojmë ardhmërinë”, përfundoi Osmani.  

Ministri Osmani prezantoi MKartë-n, e destinuar për qytetarë tanë të spikatur jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në konferencë për media prezantoi projektin MKARTË, e destinuar për persona me prejardhje nga Maqedonia e Veriut si njohje simbolike e angazhimit të tyre jo vetanak në drejtim të promovimit të shtetit jashtë vendit. “MKarta paraqet njohje dhe vërtetim për persona të spikatur nga vendi të cilët jetojnë jashtë vendit, e të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë dëshmuar sukses të posaçëm, e me këtë edhe promovim të vërtetë të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit”, theksoi Osmani. “Si vend amë duam t’iu shprehim mirënjohje, do thoja në mënyrë simbolike- t’iu kthejmë apo t’iu kompensojmë rolin e tyre si promovues të vendit, duke na prezantuar ne sikur vend prej ku vijnë njerëz të suksesshëm dhe cilësor”, shtoi ai. “Në një periudhë më të gjatë, një numër i madh jo vetëm që kanë lëshuar vendin, por edhe kanë arritur sukses të veçantë profesional dhe shoqëror aty ku gjenden. Janë mjekë të suksesshëm, shkencëtarë, biznesmenë, punonjës kulturor, etj., të cilët duam t’i tërheqim drejt vendit, t’ua përforcojmë lidhjen dhe të krijojmë potencial për përfshirjen e tyre në rrjedhat tona shoqërore”, tha Osmani. Ideja është që personalitetet e këtille të jenë një rrjet i gjerë e cila do të ishte thellë e përfshirë në rrjedhat shoqërore të shtetit. I gjithë procesin lidhur me MKartën do të koordinohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Me kartën do të fitohen disa beneficione, si hyrje e lirë në ngjarje kulturore, muze e galeri, do të ketë përparësi gjatë aplikimit për projekte në kuadër të programeve për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme me individë dhe shoqata jashtë Maqedonisë së Veriut dhe të ngjashme. Në bashkëpunim me resorët qeveritare, punohet në zgjerimin e listës së privilegjeve. Është planifikuar që të drejtë për dhënien e Mkartës të ketë edhe Qeveria, gjegjësisht resorët e saj diplomatiko- konsullore jashtë vendit, ndërkaq ndarja do të realizohet me procedurë strikte përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me panelin ndërkombëtar “Rruga drejt Forumit të Prespës për Dialog” u paralajmërua konferenca e madhe ndërkombëtare në Ohër

Sot,  në klubin e deputetëve në Shkup, u mbajt paneli ndërkombëtar “Rruga drejt Forumit të Prespës për Dialog” si ngjarje hyrëse për konferencën ndërkombëtare  “Forumi i Prespës për Dialog” që do të mbahet më 1 dhe 2 korrik të këtij viti në Ohër dhe Oteshevë. Nikoqir në këtë panel ishte Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili me këtë rast e shpjegoi qëllimin dhe prezantoi konceptin dhe idenë themelore të Forumit të Prespës për Dialog. “Në thelbin e Forumit të Prespës për Dialog  gjendet esenca e tri Marrëveshjeve me të cilat Maqedonia e Veriut njihet si një shembull unik në rajonin më të gjerë. Këto janë Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë si dhe Marrëveshja për partneritet strategjik me Greqinë, e njohur si Marrëveshja e Prespës. Në këto marrëveshje vërehen parime të forta politike dhe vlera që kanë kuptim universal: para së gjithash, hapat e guximshëm politikë në ndërtimin e kompromiseve afatgjata dhe të qëndrueshme; zbatimi i qenësishëm i inkluzivitetit në tejkalimin e dallimeve ndërmjet grupeve të ndryshme; respekti i ndërsjellë, durimi politik dhe diplomatik, dhe para së gjithash qasja pozitive në ndërtimin e miqësisë ndërmjet fqinjëve në kuptimin më të gjerë të fjalës.” theksoi Osmani. Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre dhe potencuan rëndësinë e nismës për themelimin e Forumit. Me diskutimet e tyre të frytshme, ata dhanë ide dhe propozime të reja që do të prezantohen në Dokumentin politik rajonal të përbashkët në Konferencën Forumi i Prespës për Dialog, me rekomandime për politikat sa i takon ndikimit politik, ekonomik dhe social të marrëveshjeve rajonale dhe bilaterale në Ballkanin Perëndimor. Në këtë ngjarje, krahas nikoqirit – Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmanit, morën pjesë edhe Florian Biber, profesor i historisë dhe politikës së Europës Juglindore në Universitetin e Gracit, Janis Armakollas nga ELIAMEP, Vesella Çerneva, Zëvendësdrejtore e ECFR dhe udhëheqëse e zyrës së Këshillit Europian për marrëdhënie të jashtme në Sofje, Edvard Xhozef, profesor në Universitetin Xhon Hopkins të Shteteve të Bashkuara, Gerald Knaus, Iniciativa Europiane për Stabilitet nga Berlini, Damir Marushiq, Këshilli Atlantik, Ivan Krastev, Qendra për Strategji Liberale nga Sofja, Velleshka Esh, Instituti Apen, Gjermani, Ervan Fuere, Qendra për Politika Europiane. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore, ambasadave të huaja në vendin tonë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. Forumi i Prespës për Dialog është projekt shtetëror në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe nën patronazhin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për një konferencë me karakter ndërkombëtar, me listë mbresëlënëse mysafirësh të ftuar, pjesa më e madhe e të cilëve tanimë e kanë konfirmuar praninë e tyre, me ç’rast pritet të vijnë kryeministra, ministra nga rajoni dhe nga vendet anëtare të BE-së, përfaqësues të lartë të BE-ës dhe SHBA-ve por edhe përfaqësues të organizatave të tjera ndërkombëtare.

Destinacione turistike

Баба Планина, Битола

Охридско езеро, Охрид

Дојранско езеро, Дојран